Koreografi i njohur Andi Murra ishte i ftuari i rradhës në programin LIVE të paradites ‘Trokit’. Ai ndau me moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni lajmin e madh që pas 5 vitesh tentativë, më në fund do të zhvillohet në Tiranë ‘World of Dance’ kompeticioni i famshëm i kërcimit. Ai tregoi se iu deshën vite që patenta e famshme e Jennifer Lopez të vinte në Shqipëri.
Nga ana tjetër biseda u fokusua edhe tek karriera e tij dhe bashkëpunimet me artistët tanë. Në studio u treguan disa caste nga video më e fundit e Noizy ku ai është koreograf. Duket se me këngëtarin raportet janë shumë të mira:
‘Noizy është njeri special. Ai më lë të lirë, më thotë ti e di ç’do bësh. Kemi nisur klipin e ri’ – tha Andi.
Po sa i kënaqur është më bashkëpunimin me Noizy, edhe në aspektin financiar? Ja ç’i tha Ermalit dhe Sarës:
‘Me Noizy jam shumë I kënaqur. Ai paguan më shumë nga të gjitha. Do doja të bashkëpunoja gjithmonë me të (qesh).