Këto ditë kemi parë një video tejet virale ‘Taken by Albania’ ku personazhe publik dhe jo vetëm promovojnë vendin tonë, duke ftuar aktorin e ‘Taken’ Liam, të vizitoj Shqipërinë. Aktori Florjan Binaj dhe nismëtarja Blerina Ago treguan në emisionin ‘Trokit’ në IN Tv prapaskenat e realizimit të videos. Blerina vuri theksin gjatë bisedës tek promovimi i përbashkët që duhet ti bëjmë vendit tonë, aq më tepër kur destinacionet janë fantastike. Teksa fliste për përfshirjen e tij në fushatë, Florjan Binaj u pyet nga Ermali rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro.
‘Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qene falas’ – tha Flori, ndërsa Blerina shtoi duke qeshur se ai meriton më shume se aq.
A e ka menduar përfshirjen e tij në politike duke e dashur kaq shume turizmin dhe politikat rreth tij? Flori ka një përgjigje të prerë, cila është? Ai shton se u surpizua në veri të vendit teksa banorët e mikpritën direkt me kulaç e raki. Zbuloni më shumë nga video e mëposhtme.