Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuara e emisionit të sotshëm të drejtpërdrejtë në IN Tv ‘Trokit’. Moderatori Ermal Peçi vlerësoi këtë kohë si një nga më të artat të saj, në mesin e 2 këngëve të reja dhe një recitali muzikor. Por përse mediat e portalet janë duke thumbuar Anxhelën këtë kohë për një lidhje dashurie? Ermali vijoi lojën e portaleve duke i thënë Anxhelës se është koha për të pranuar lidhjen madje kjo është arsyeja e frymëzimit për këngë të reja. Duke qeshur, këngëtarja i tha të mos ngatërronte më publikun pasi unaza e famshme e shkrimeve online, ka qenë prej kohësh në gishtin e saj.
Madje Anxhela tha se dhe në shumë klipi duket unaza, nuk është asgjë e rë për të. A do të jetë ‘ai’ në koncertin e saj? Ka njeri që s’do donte të kishte në recital? Anxhela e pranon, dy personat më të rëndësishëm të saj nuk do të jenë në sallë. Përse? Çfarë ka ndodhur në rastin që ata kane qënë para saj? Merrni përgjjgjet në videon e mëposhtme.