INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Arbana Osmani dhe Elvana Gjata duke lotuar? Gazetarët në debat: E tepërt, lëndojmë më shumë [VIDEO]

Trokit/ Arbana Osmani dhe Elvana Gjata duke lotuar? Gazetarët në debat: E tepërt, lëndojmë më shumë [VIDEO]

Publikuar më: 23:40 07-02-2019

Në programin 'Trokit' në INTv u fol sot rreth gazetarisë rozë dhe lajmeve fake që ajo prodhon. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni diskutuan në studio me gazetaret Suada Daci dhe Xhulia Karavella. Duket se sot portalet janë sy e vesh ndaj gjithçkaje që ndodh me personazhet e ekranit, që sipas gazetareve shpesh duan vet të prodhojnë lajme, duke sajuar ngjarje apo histori jo reale. Në studio nisi diskutimi teksa Suada Daci foli edhe për impaktin e fotografive të përzgjedhura në portale. Ajo mori shëmbuj lajmet e fundit rreth Elvana Gjatës dhe Arbana Osmanit ku foto kopertinë shiheshin vajzat e përlotura apo në momente jo aq komode. Ermali shtoi se fatkeqësisht këto imazhe nxisin kureshtjen e një publiku që ka gjithmonë etje për jetën private. 'Kam debatuar gjatë me gazetarët online që të mos postojnë Arbanën e përlotur' - tha Ermali teksa Suada vijoi duke thënë se këto imazhe nuk i shërbejnë askujt aq më tepër që edhe lëndojnë. A mund ti rregulloj një ligj lajmet fake? Titujt abuzivë? Fotot jashtë kontekstit? Ndiqni bisedën për më shumë informacione.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123