E premtja në programin ‘Trokit’ solli edhe sot rrëfime e momente tejet gazmore nga biseda me këngëtarin Lorenc Hasrama. Ai bashke me Olsi Bylykun prezantuan këngën më të fundit në ‘Kënga Magjike’ teksa moderatori Ermal Peçi u ndal tek vlerësimi i jurisë ndaj ‘Si të flas’. Gjatë prezantimit të këngës e cila është pritur mjaft mirë në mediat sociale, Armend Rexheagiqi votoi me të kuqe, kundër tyre, me shpjegimin se ishte shumë ‘old school’.
I vetmi që reagoi ishte Olsi teksa Lorenci flet për herë të parë në ‘Trokit’. ‘Kam shumë vlerësim për Armendin, për të gjithë jurinë, por ata duhet të kuptojnë që muzika e vërtetë vdiq nga ai ‘old school’ që ata thonë’ – tha Lorenci. Si nisi bashkëpunimi me Olsin? A do të këtë një version të ri kënga? Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme.