Rrëfimet ekskluzive në studion e ‘Trokit’ nuk janë më risi. Nga dita në ditë, të ftuarit ndajnë me publikun e IN Tv momente profesionale dhe personale, që ndonjëherë i kanë vënë edhe në siklet. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën këtë të martë në studio fotografin Sonny K.Elson dhe modelen Vangjeli Telo. Të dy ata treguan rëndësine e fotove profesionale përballë atyre të mediave sociale. Sonny tregoi që shpesh për fotot ideale përdorin disa truke që vetëm ata i dinë.
Teksa ai fliste për mbathjet me mbushje në reklamat e xhinseve, Vangjeli Telo, ish velinë në ‘Fiks Fare’ tregoi se një ngjarje me to. Ajo pranoi se ka veshur vetëm një herë mbathje me mbushje gjatë programit, madje e vunë shumë në siklet. Përse i vendosi? Çfarë kishte ndodhur me peshën e saj? Merrni përgjigjen në videon e mëposhtme, pas minutës 22.