INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit /Bukuroshja harron Pavarësinë, shpërthen producenti: Ndaj protestohet, nuk dinë histori e gjeografi [VIDEO]

Trokit /Bukuroshja harron Pavarësinë, shpërthen producenti: Ndaj protestohet, nuk dinë histori e gjeografi [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 14-12-2018

Në emisionin e përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv, moderatori Ermal Peçi priti në studio producentin e njohur Petri Bozo dhe bukuroshet e Kalendarit 2019. Nga viti në vit, duket se Petri nuk tërhiqet nga nisma e tij, për të cilen shprehet krenar. Kalendari bashkon disa nga bukuroshet e Miss Shqipëria në foto e tematika të ndryshme vit pas viti. Producenti tha se kalendari nuk është në shitje, por prodhohet në numër të limituar duke u shpërndarë në rradhët e miqve e emrave të njohur të ekranit, duke qënë një dhuratë simbolike edhe e fundvitit.

misi1.jpg

Në studio ishte edhe fituesja e Miss Shqipëria 2018 e sapo kthyer nga një kompeticion ndërkombëtar. Teksa fliste se atje kishte bërë shpesh edhe simbolin e shqiponjës, Ermali e pyeti për vitin e Pavarësisë, ndërsa ajo heziton për pak çaste. Producenti ndërhyn duke thënë: ‘Ja pra, pse protëstojnë të rinjtë sot, për arsimin. Nuk dinë as histori e as gjeografi. Nuk dinë as vendet ku i çoj për konkurse. Google-llojnë gjithë kohës’- tha Bozo. Ndiqni për më shumë intervistën e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939