Sa shumë rrëfime dhe momente plot buzëqeshje! Ka fluturur koha sot në ‘Trokit’ me Ermal Peçin dhe të ftuarat e tij Jonida Maliqi dhe Eriona Rushiti. Pasi diskutuan për gjithçka i shoqeroi ato gjatë qëndrimit në Tel Aviv, Ermali solli në studio sërish videon e tij gjatë koncertit në Vlorë ku sëbashku me mijëra vlonjatë përshëndetën Jonidën, pak orë pas finales. Ai theksoi se shumë veta e kishin pyetur se sa lekë e pagoi Jonida për këtë video, gjë që e mohoi live. Teksa u dha video ai vendosi Jonidën paksa në siklet, sidomos kur kohët e fundit diskutohet online jeta e saj personale:
Ermal Peçi: ‘Kam pasur disa momente kur kam rënë brenda me Jonida Maliqin. S’duhet ta them në ekran këtë (qeshin të gjithë)
Jonida Maliqi: Po sapo e the mo (qeshin)
Ermal Peçi: E thashë? Kam rënë brenda por thonë që kjo nuk e ka zemrën e lirë, unë tërhiqem në këto raste (qeshin sërish)
Jonida Maliqi: Sa I keqqqq je
Ermal Peçi: Më tha bjeri njëherë nga Vlora, I rashë. Mora makinën dhe ika. I dhashë jo një zemër o zysha, por mijëra.
Mos humbisni intervistën e mëposhtme: