INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Debati për gratë: Sevim Arbana– Fatma Haxhialiut: Mos fillo Shqipërinë viti 0! Nuk je TI e para [VIDEO]

Trokit/ Debati për gratë: Sevim Arbana– Fatma Haxhialiut: Mos fillo Shqipërinë viti 0! Nuk je TI e para [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 08-03-2019

Në programin e përditshëm LIVE në INTv ‘Trokit’ moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni i kushtuan sot vëmendje 8 Marsit, debatit për protesta dhe të drejtat e grave. Në studio ishin Sevim Arbana dhe Klaudia Hila, të cilat ndanë ndjesitë personale dhe profesionale ndaj kësaj dite. Sevim Arbana, e cila prej dekadash punon për të drejtat e grave, tha se ne jemi ende një shoqeri e dhunshme dhe se ende duhet bërë shumë punë në edukimin social, që në familje e më gjërë. Sa na ndihmojnë protestat? Po ato të sotmet? Sevim Arbana flet për një aktivitet të mbajtur nga Fatma Haxhialiu duke shprehur haptazi pakenaqësinë, sidomos ndaj një detaji:

‘Më bëri edhe për të qeshur, por është shumë e rrëzikshmë. Ato thonë se për herë të parë do lançojnë një numër telefoni për gratë e dhunuara. Në 2010 UN Women dhe ne kemi promovuar telefonin falas, mos të themi që në ’95 kemi vënë telefonin ‘Grua’. Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0, nuk mund të thuash ‘UNË’ për herë të parë’.

vlcsnap-2019-03-08-15h43m11s201.jpg

Ndërkohe Ermali ndërhyri në debat duke shtuar, se sipas informacioneve të tij, Fatma ka theksuar se gratë nuk janë të informuara për këto numra ndërkohe që Sevimi shton:

‘Është injorancë të thuash s’ka numër. Marrin gra nga gjithë Shqipëria’ – tha Sevimi. Mos humbisni detaje nga intervista nga video e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0016629695892334