Keni provuar të fluturoni në qiellin e Tiranës? Sot në emisionin e drejtpërdrejtë ‘Trokit’ moderatori Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni kishin të ftuar Sidrit Dedën, një nga parashutistët e kryeqytetit. Ai rrëfeu se vera që lamë pas ishte një ‘boom’ për këtë sport, pasi kishte shumë kërkesa të të rinjve për të provuar këtë eksperiencë.
Ermali i kërkoi të na tregonte disa ‘sekrete’ gjatë këtyre fluturimeve dhe ai pohoi se p.sh shumë të rinj janë të frikësuar në nisje apo thonë se po fluturojnë pa ‘lejen’ e prindërve. Disa kanë pasur edhe luhatje shëndetësore, zbehje, por asgjë më shume. Sidriti shton se meshkujt janë më të bezdisshëm se vajzat në lidhje me fotografitë në fluturim teksa me shaka i përgjigjet edhe pyetjes për vajzat që në trup kanë… silikon. Mësoni përgjigjet pas minutës së 10-të.