Shumë momente skenike mbase nuk i keni në memorie, ndoshta edhe për arsyen se komunikimi fal mediave online vite më parë ka qenë minimal. Por bisedat në studio shpesh bëhen shkak për rifreskime të tyre. Moderatori i 'Trokit' në IN Tv, Ermal Peçi, priti në studio këngëtaren Enxhi Nasufi. Ajo ndau me publikun detaje nga klipi i ri dhe rikthimin e saj muzikor.Enxhi nuk është e panjohur për publikun sidomos pas spikatjes në X Factor. Teksa fliste për konkurimin e saj Ermali e ndali në duetin me Flori Mumajesi. Ajo është e vetmja që ka kënduar duet me të hitin 'Fluturimi 3470' aq më tepër përballë Soni Malaj, atë kohe mentore. Edhe pse të ndarë, ky duet mund të quhet nga ata më të sikletshmit televiziv. Por si e kujton vet Enxhi? A kishte ajo ngarkesë emocionale teksa këndonte me Florin e nga ana tjetër e ndiqte Soni? Po reagimet e Tunes e bëjnë ende të qeshi? Merrni përgjigjet e saj pas minutës së 19-të të videos së mëposhtme.