Takimi i sotshëm në emisionin 'Trokit' iu dedikua pikturës dhe dimensioneve të saj. Moderatorët në studio Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni kishin në studio edhe piktorin Eljan Tanini, i cili i ka shtuar Tiranës një fasadë të re.
Ai pikturoi një nga ndërtesat e vjetra pranë stadiumit Dinamo teksa online kishte komente dhe jo aq dashamirëse. I pyetur në 'Trokit' ai tregoi:
'Në atë pallat të vjetër ka pasur edhe një dyqan peshku, shumë të njohur për kohën. Nisur nga kjo u frymëzova për të gjithë pikturën. Disa u shqetësuan për tullat që s'kishin asnjë histori apo vlerë' - tha ndër të tjera piktori.
Por a ka pasur probleme gjatë realizimit të tij? A duhen shtyuar muralet edhe në rrethe? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme: