Në programin e drejtpërdrejtë ‘Trokit’ në IN Tv, moderatori Ermal Peçi mirëpriti sot këngëtaren e suksesshme Fifi. Krahas këngës së saj më të re, Fifi është lakuar këto ditë edhe për tekstin e këngës më të fundit të Era Rusit. Mediat online ngritën dyshime për plagjaturë të tekstit ‘Jolene’. Ermali ironizoi këto shkrime teksa iu drejtua Fifit me shaka ‘Si guxon edhe huazon këngën e huaj’?
Për herë të parë në ekran Fifi sqaron këtë diskutim duke nënvizuar së pari se ajo ‘kurrë nuk vjedh’ . Ajo sqaron në ‘Trokit’ se këngën ‘Jolenë’ se ka dëgjuar kurrë të gjithën përveç refrenit dhe kaq. Këngëtarja vijon më tej duke treguar edhe ndryshimin e këngëve për shkak të fabulave të teksteve. Zbuloni më shumë në intervistën e mëposhtme.