Jeta e vrullshme mes punës e impenjimeve të përditshme ndikon drejtëpërdrejtë te lodhja jonë fizike por edhe mendore. Në programin ‘Trokit’ moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni i dedikuan sot kohë televizive jogës dhe benefitet që marrim nga ky sport. Instruktori Klodian Murati tregoi se fal jogës nuk fitohet vetëm qetësia shpirtërore por mbajmë edhe trupin tonë tejet në formë.
Ai shtoi se në Tiranë rriten gjithmonë e më shumë përdoruesit e jogës edhe pse meshkujt ende e shohin si një sport femëror. Por cilat janë disa ushtrime që mund të bëni në shtëpi? Direkt në studio Klodiani dhe Adi treguan disa ushtrime që ju mund ti aplikoni që tani. Shikoni për më shumë videon!