Modelja e njohur Alesia Noka ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në studion e programit ‘Trokit’. Suksesi i saj edhe në pasarelat e Barcelonës ishte kryefjala e bisedës tejet spontane e plot rrëfime. Alesia tregoi se ishte surprizuar nga pritja dhe profesionalizmi atje, gjë që kur e krahason me mënyrën si punohet në Shqipëri, e bën të trishtohet.
Ermali e pyet nëse ka menduar largimin nga Shqipëria, bukuroshja pohoi se po shqyrton disa propozime. Fal pyetjeve në lojën e famshme të ‘Trokit’ , ‘Kapi sekondat’ zbuluam se ajo është në një lidhje madje, pas fotove e videove nga pasarela fshihet ai. Si i ka raportet me Oriola Marashin? Si e suportuan vajzat njëra-tjetrën në pasarelat ndërkombëtare? Në videot e mëposhtme mësoni edhe më shumë.
Ermali duke ditur lidhjen e saj miqësore me Alban Ramosaj e pyeti edhe për foton e tij nudo. Ishte në dijeni? Çfarë i tha Albanit? Do bënte edhe ajo të njejtën foto? Nesë para një viti, po në intervistën me Ermali portalet aluduan se ishte pa të brendshmë, modelja pohoi se ndryshe nga një vit më parë, ajo në studio ishte pa recipeta.