Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuari i sotshëm në programin live në INTv ‘Trokit’ me moderatorë Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. ‘Magjia e Josef Bider’ risjell aktorin në skenën e teatrit, teksa me dhimbje ai tregon se në Shqipëri përveç aktrimit, duhet të merresh me kurimin dhe menaxhimin e çdo detaji të shfaqjes. Po si I komenton ai heqjen e gërmave tek ‘Teatri Kombëtar’?
‘Ironike, thonë mund të shëmbet, ndërkohe vet drejtori i teatrit, punon brenda privatisht. Për atë nuk mund të shembet, ai e mban vet, edhe po të shëmbet. Për të qeshur dhe të qarë’.
Nga ana tjetër, Arben Derhemi flet edhe për prodhimet e fundit filmike në vend. Pa doreza, ja si u shpreh ai:
‘U bë një event i çuditshëm. U shkul gjithë Shqipëria. Bën film një njeri që s’ka lidhje me teatrin, regjinë, filmin. Nuk e njeh kush është. Mjafton të marri lek, bëjnë ca filma me pistoleta me gjë…’
Me kë e ka aktori? Çfarë çalon tek këto prodhime? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme.