Me shumë ëmbëlsi nisi java në emisionin IN të paradites ‘Trokit’. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio vogëlushen e famshme Paola dhe këngëtarin Denis Taraj. Klipi ‘Ajo mungon’ i bashkoi bashkë teksa të dy ndanë eksperiencën nga sheshxhirimi. Paola mori një dashuri të madhe nga programi ‘Në kurthin e Piter Pan’, dashuri që e ndjen edhe sot.
Ermali e pyeti nëse edhe ajo mendon se ka qenë lezeti i spektaklit dhe se i mungon edhe sot publikut. Duke ngritur shpatullat, qesh dhe thotë : Po, ndoshta!
Paola na tregoi se i ka ndjekur fëmijët madje edhe Taramelen e famshëm. Mësuam se do dëshironte të bënin bashkë një program edhe pse nuk i rezistoi edhe ftesës së Ermalit për të qenë në një program. Por a i pëlqen ende fama që ka?
‘Po më pëlqen, do doja të isha e famshme dhe kur të rritem. Disa më ndalojnë rrugës, ata që s’më ndalojnë prap thonë uaaa Paola (qesh).
Si ishte të përfaqësonte Shqipërinë në Rumani? Çfarë pëlqen të bëj gjatë ditës?
Mos humbisni intervistën me shumë momente fantastike me Paolën në ‘Trokit’.