INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Ja kemi dal, përse të ikim? Gazetarja: Duan rrogë më të madhe se e imja [VIDEO]

Trokit/ Ja kemi dal, përse të ikim? Gazetarja: Duan rrogë më të madhe se e imja [VIDEO]

Publikuar më: 14:50 14-11-2018

Një tjeter temë diskutimi në studion e emisionit të përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni mirëpritën gazetaret Kozeta Kurti dhe Fabjola Kuburi për të folur rreth dilemës së fundit ‘të rrish apo të ikësh nga Shqipëria’. Mjaftoi një status në Facebook i Kozetës për të rinisur diskutimi edhe në mediat sociale.

kozeta2.jpg

Ajo tha se nisur nga eksperienca e saj, dhe jo vetëm, të gjithë ja kemi dal të jetojmë në ketë vend dhe nuk shikon arsye për tu larguar, aq më tepër pa ditur se ç’të pret. Gazetarja tjetër Fabiola, tha se ka edhe pasaportë europiane dhe nuk dëshiron të largohet. Përballë kërkesës së të rinjve, edhe të atyrë që kërkojnë punë në gazetën ku ajo punon, Kuburi tha se ata më shumë ankohen se sa punojnë. ‘Duan të mos punojnë 8 orë, duan rrogë edhe më të madhe se timen’- shtoi ajo. Mos humbisni bisedën në videon e mëposhtme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045