Në programin e drejtpërdrejtë në IN Tv, ‘Trokit’, moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni mirëpritën dy miq të kafshëve; Kornelia Kokona veterinere dhe Arbër Tërvoli edukator i qenve.
Në Tiranë po shohim gjithmonë e më shpesh njerëz që marrin kafshë shtëpiake ashtu si nuk janë të pakta rastet kur pas një periudhe kohore ata nuk ja dalin dot me rritjen e tyre. Pikërisht për këtë problem të ftuarit theksuan sa rëndësi e përgjegjësi është marrja e një kafshe në shtëpi, përtej një kënaqësie momentale apo ekspozime në mediat sociale.
Si dy edukatorë të qenve, Ermali i pyeti për kërkesat më të shpeshta që marrin apo edhe ato që i kanë befasuar. Nuk do ta besoni, por Arbri rrëfen rastin kur i zoti i një pitbulli i kishtë kërkuar që ti mësonte qenit të tij një komando për të sulmuar njerëzit. E frikshme, por e vërtetë!
A doni të edukoni qënin tuaj? Si? Mos humbisni videon e mëposhtme teksa një qenush ‘pushtoi’ studion tonë!