Në programin e përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv, moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën aktorët Laura Nezha dhe Xhino Musollari. Këtë fundjavë vendoset në teatër shfaqja ‘Antigona’ ndaj aktorët ndanë emocionet e premierës në ‘Trokit’.
Kjo periudhë duket se ka qenë tejet e ngarkuar për Laura Nezhen e cila ka kaluar nga njëra shfaqje tek tjetra. Po me muzikën ç’po bëhet? A është tërhequr Laura nga ajo? Gjatë intervistës ajo pohoi se me mbarim e shfaqjes do të këtë rreth dy javë kohë të lirë, kohë që do t’ja dedikoj këngës më të re. Duket se nuk e ka harruar muzikën, përkundrazi projekti është gati. Po partneti i saj, shpesh i diskutuar online a e ndjek në premierat e teatrit? Laura tregon se bën më shumë se kaq, madje është befasuar nga kritikat profesionale. Mos humbisni të rejat e tjera dhe momente tejet dinamike nga intervista në videon e mëposhtme.