Java në programin e përditshëm ‘Trokit’ në INTv nisi me një temë shumë të ndjeshme sociale. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio drejtorin e ‘ALO 116’ Mirgit Vataj dhe psikologen Xhensila Xhelili, të cilët folën për sigurinë e fëmijëve përballë internetit.
Në kohën e varësisë ndaj lojrave dhe programeve online, Vataj tha se numri i fëmijëve që janë përballë një rrisku online vjen gjithmone e në rritje. Atyre i cënohet privatësia, bihen preh e provokimeve edhe seksuale teksa shpesh kalojnë periudha të vështira psikosociale. Psikologia përmendi rrezikun më të fundit që i kanosen fëmijevë, edhe në Shqipëri.
Loja Momo po përdoret masivisht ndërsa fëmijët fal lojës shkojnë dëri në vet lëndim. Si ta parandalojmë? Çfarë duhet të bëjnë prindërit? Cilat janë rastet me abusive të lojës? Ndiqni intervistën e mëposhtme për më shumë informacione.