Në IN Tv ka nisur emisioni më i ri i mesditës, “Trokit”. Në një transmetim live me Ermal Peçin, Sarën dhe kuzhinier Brenton publiku ndoqi për rreth 2 orë e 30 minuta rubrika me tematika nga më të ndryshmet, lojra dhe në fund receta të shijshme të gatimit. Dy prezantuesit e tij Ermali dhe Sara njëzëri thanë se ky emision do të jetë totalisht në intres të publikut, pasi rubrikat lidhen me përditshmërinë dhe thjeshtësinë.
“Impakti i telefonatave na ka surprizuar. Do ketë lojra çdo ditë. Sot nisëm dhe me një rubrikë reality, një zonjushë që do të dobësohet. Do të vijnë dhe personazhet më të njohur të ekranit,” tha Ermali.
Ndërsa Sara del për herë të parë si prezantues në një emision televiziv dhe prezantimin e sheh si një përgjegjësi shumë e madhe.
“Do ketë një rubrikë të kuruar nga unë. “Këshillat e Sarës” për zonjat që pyesin nëpër rrjetet sociale. Do jap këshilla për lëkurën, për flokët dhe celulitin,” sqaron Sara.
Ashtu si Sara dhe Brenton është imazh i ri në IN Tv ai do kënaqë amvisat. “Më shumë do bëj pjatat e mija se janë të evoluara,” tha Brenton.
Emisionin Trokit mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në IN Tv nga ora 11:00 deri në 13.30.