Stilistja Katerina Zoto i bashkohet çdo fundjavë programit ‘Trokit’ me moderatorë Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. Nga java në javë Katerina riciklon veshje apo akesorë të ndryshme ashtu si ju mëson si të keni në garderobën tuaj gjithçka më unike.
Nëse ndiqni pasarelat e modës mund të keni vënë re në kokën e modeleve rrathë flokësh me stilime nga më të ndryshmet. Si mund ta keni një rreth të personalizuar? Ju duhet shumë kohë? Po materialet? Katerina ju jep këshilla të vlefshme ndërsa në videon e mëposhtme mësoni hap pas hapi si ta krijoni një rreth flokësh si ju e dëshironi.