Një tjetër takim me personazhet tuaj të preferuar ne programin e përditshem 'Trokit' me moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. Ata pritën sot aktorin Ermal Mamaqi dhe menaxheren pranë Cineplexx Ingrid Xhaja. Që në nisje të bisedës Ingridi shtoi se debati rreth filmit nëse është komercial apo jo, është një debat që s'duhet parënë syrin negativ për aq sa filmi po thyen rekorde me shitjet e biletave. Moderatori Ermal Peçi e pyeti Mamaqin me shaka, se si ka mundësi në një film kaq modern munguan skenat e puthjeve ndërsa ai tha:
'Na vinte për të vjellë (qeshin të gjithë) S'duam ta prishim lidhjen që kemi si motër-vëlla'.
Nga premiera e filmit, Mamaqi veçon mesazhin e marrë nga kryeministri Rama teksa tregon edhe ndjesinë e tij për stepjen ose jo të premierës nga ngjarja që përfshiu Elvanën muaj më parë. A kishte stepje që ngjarja do të ndikonte tek suksesi i filmit? Si reagoi djali kur pa të vetmen puthje të tij dhe Elvanës? Merrni të gjitha përgjigjet në videon e mëposhtme: