Emisioni “Trokit’’ në IN Tv u shndërrua sot në një atelie mode fal ‘Danida Fashion’. Sipërmarrësja Fjoralba Koleci i rrëfeu moderatorëve Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni tendencat më të fundit të fustaneve, ato për shoqerueset e nuseve apo edhe për evente e festa nga më të ndryshmet.
Koleci tregoi se koleksioni i fundit por edhe fustanet që gjenden në atelienë e saj kanë një kërkesë të lartë nga klientet teksa thekson se shumë prej tyre kanë punime dore. E kishit menduar që një fustan i vetëm mund të sillet në forma të ndryshme? Jo një, por 5! Po, në studio mbërriti një modele, fustani i së cilës merrte 5 forma të ndryshme teksa 2 modele të tjera parakaluan me fustane gale apo dasme. Mos humbisni videon e mëposhtme për të parë tendencat e fundit dhe risitë e modës.