INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Nuk përmbahet dot; fjala që shtriu Fifin nga të qeshurat! Po më sheh mami...[VIDEO]

Trokit/ Nuk përmbahet dot; fjala që shtriu Fifin nga të qeshurat! Po më sheh mami...[VIDEO]

Publikuar më: 20:40 02-11-2018

Vendi ku personazhet 'trokasin', rrëfehen dhe argetohen, shpesh në limite maksimale dihet! Si çdo e premte, edhe kjo e sotmja në programin 'Trokit' ishte plot dinamikë me të ftuarën, këngëtaren Fifi. Moderatori Ermal Peçi zhvilloi me të një bisedë rreth projektit më të fundit muzikor, tekstet e saj për shumë artistë të tjerë, jetën përtej skenës si dhe debatet që e kanë shoqeruar online së fundmi. Për ti dhuruar publikut momente ndryshe, por dhe për të testuar shijet e Fifit, Ermali e ftoi ne testin e ushqimeve të çuditshme. Me sy të mbyllur e me shumë çaste... edhe të sikletshme Fifi ja doli të dalloj disa prej ushqimeve në studio. Por a ja doli ajo në lojën e pantomimeve? Teksa pa fjalën 'Afsh' që duhet t'ja shpjegonte Ermalit vetëm me veprime, shpërtheu në të qeshura. E shtrirë në divan Fifi nuk mbajti dot vetën teksa tha se kishte merakun edhe të mamit që po e ndiqte. Por a ja doli? Mos humbisni këtë moment epik, pas minutës së 4-rt në videon më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832