Moderatori Ermal Peçi priti sot në programin ‘Trokit’ në IN Tv, këngëtarin Lorenc Hasrama. I njohur si finalisti i ‘The voice’ dhe një nga zërat më të veçantë mashkullor, Lorenci erdhi këtë fundjavë më pranë publikut me këngën e re, në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Si ndihet ai përballë tregut muzikor, klikimeve dhe shumë këngëtarëve që nuk këndojnë Live? Lorenci shprehut i bindur se përballë gjithçkaje që ndodh në muzikën tonë ai nuk do tradhëtoj atë që i do shpirti i tij. Me shaka Ermali i thotë se ‘do të mbesi pa bukë me këto ide’ teksa ai thotë se në rastin më të keq do dali te ‘semafori’.
A e keni menduar se cilat janë këngëtaret mbi të 40-tat që atij i duken joshëse? Çfarë preferon ai të dëgjoj më shpesh nga partnerja e tij? A i gjeti ai ushqimet e çuditshme që testoi? Mos humbisni videon e mëposhtme për shumë momente epike.