Në programin e përditshëm ‘Trokit’ në INTv u fol sot për serialet dhe impaktin e tyre tek publiku. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio aktorët Adelina Muça dhe Genti Kame. Dyshja janë së fundmi pjesë e serialit ‘Familja Kuqezi’. Të pyetur rreth prodhimeve shqiptarë Adelina Muça theksoi se kultura e serialeve mbetet e palëvruar, teksa thekson se çelsi I suksesit mbetet tek skenari dhe produksioni. Aktori Genti Kame ka provuar disa seriale në karrierën e tij, teksa në media u diskutua shumë pjesmarrja në serialin Italian ‘Skuadra Antimafia’.
Por ai spikat rolin e tij në serialin francez, më i shitur në Francë edhe me një rrisk. ‘Ky serial më bëri të njohur, shumë të njohur. Por dardha ka bishtin prapa. Prej rolit në këtë serial ngela 1.5- 2 vjet pa punë. Nuk më merrnin në punë më identifikonin me këtë personazh’- tha Kame.