Të premtet sjellin gjithmonë personazhet e njohura të ekranit në intervistat e moderatorit Ermal Peçi në programin ‘Trokit’. Ai sot mirëpriti moderatoren Jonida Shehu, e cila ndau me të, shume detaje të reja nga jeta publike dhe ajo private. E pyetur rreth programit të fundit në TCH, Jonida pohoi se është një projekt që e do shumë dhe mbase një nga më të mirët që ka realizuar. Edhe pse ngarkesa edhe si bashkëautore është e madhe, duket se I ka rrëmbyer zemrën.
Ermali riktheu në bisedë eksperiencen e saj në programin e përditshëm, pasditeve në TCH. Si e ka parë ajo betejën e trumbetuar edhe online mes saj dhe Rudina Magjistarit? Nëse do ta kishte sot në një intervistë, pyetja e parë që i vjen ndërmend? Shikoni për më shumë videon e mëposhtëme, teksa përgjigja është përtej çdo konteksti konkurence apo rivaliteti. Të dyja, i bashkon diçka akoma më e madhe.