Në programin e përditshëm LIVE, Trokit, moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio Sara Karaj dhe Niko Komanin. Të dy kanë tërhequr vëmendjen së fundmi për shkak të videove që vendosin ne Youtube, Vlog. Sara tregoi se pas tre vitesh po merr tashme edhe përfitime financiare edhe pse nuk ngurron të tregoj se asgjë nuk fitohet lehtë dhe se videot i marrin shumë kohë në realizim por edhe montim. Në Youtube është komentuar video e saj rreth periodave, video që ndezi edhe diskutime online. E pyetur rreth kesaj ajo tha:
'Shumë vajza më kanë shkruajtur se s'kishin informacione rreth periodave. Shumë më keqkuptojnë, më kanë keqkuptuar. P.sh tek video e gabimeve që bëjnë shqiptarët në make-up kam marrë shumë komente, jo të mira. Kam vendosur të mos i lexoj komentet. Jemi shumë pak dhe kemi një energji negative. Depresionohesh...'
A do të bëj të tjera video me tema tabu? Si ishte eksperienca me partnerin e jetës në videon që po ashtu u bë virale? Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme.