Ditët e ftohta na kanë bërë të rishohim edhe njëherë mundësitë e ngrohjes në ambjentet ku jetojmë. Moderatorët e programit ‘Trokit’ Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni folën sot për alternativat e ngrohjeve, ato më të kërkuara, me arkitekten Anila Hetoja.
Përballë kushteve atmosferike dhe që të shmangim çdo surprizë jo të mirë, ajo theksoi rëndësine e termoizolimit. Sipas saj apartamentet e reja duhet të jenë të përshtatura me standartet më të fundit, që askush të mos ndeshet me ambjentë të ftohta. Përballë alternativave si paletat, kaldajat, paneleve diellore Anila tregoi se klientët e saj dhe një pjese dominante e shoqerisë nuk i largohen dëshirës për tu ngrohur me oxhak. Në studio u treguan modelet më të fundit dhe më kursimtare të oxhaqeve. Përkundrejt çfarë çmimesh mund të keni një të tillë? Çfarë modeli kërkohet më shpesh? Zbuloni këto e të tjera në videon e mëposhtme.