Soni Malaj ishte e ftuara speciale e moderatorit Ermal Peçi në studion e programit ‘Trokit’ në INTv. Në daljen e parë pas recitalit magjik që realizoi tek Amfiteatri i Tiranës, Soni rrëfeu gjithçka që pamë dhë jo nga mbrëmja e saj. Teksa në studio u shfaqën xhirime ekskluzive nga koncerti, Ermali e ngacmoi Sonin për incidentin që ndodhi me efektin borë në skenë. Në momentin kur këndonte ‘Ndarja’ Soni u ndesh në momentin më të vështirë:
‘Unë nuk i kam qejf surprizat. Nuk e dija që do kishim edhe efektin e borës. Në momentin e notës më të lartë më erdhi shkuma në gojë, në hundë. Më dogji fyti. Nuk merrja as frymë’.
‘A e mendove ta ndaloje performancën?’ - e pyeti Ermali.
‘E mendova, një moment po e mendova, por më ndihmoi shumë publiku më mbështetjen. 2 sekonda mblodha veten, vazhdova’
Në vijim të një bisedë shumë miqësore, Ermali e ngacmon rreth temës që ia përmendin më shpesh: Dasmën. E ka lodhur kjo gjë Sonin? Epike përgjigja, merreni këtë, e më shumë në videon e mëposhtme.