E premtja në programin ‘Trokit’ solli në studio këngëtaren e njohur Enxhi Nasufi. Klipi i saj i fundit mban titullin ‘Ti’ teksa kaq mjaftoi që moderatori Ermal Peçi të bënte një pyetësor rreth partnerit të saj, për të kuptuar më shumë sa afër dhe larg është ai, nga fabula e këngës së re. Vetëm brenda pak sekondash kuptuam se Enxhi nuk dëshiron që partneri i saj të jetë pjesë e showbiz-it shqiptar ashtu siç me shaka pohoi se nuk do e presiononte atë të dintë këngët e saj.
A do donte Enxhi, që ai të bënte tatuazh emrin e saj? Po Enxhi të tijin? Mjaftoi kjo pyetje e Ermalit, që Enxhi të pohonte se nuk ka asgjë kundër tatuazheve por jo të kësaj natyre. Divorci i prindërve është një rast për të treguar se dashuritë nuk zgjasin gjatë. Si e ka përjetuar ajo këtë moment? Çfarë ka mësuar ajo nga ky divorc? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme.