Kush mund të këtë nxjerrë mësimë nga Eurovision më shumë se këngëtarët garues? Eneda Tarifa ishte e ftuara e sotme e moderatorit Ermal Peçi në emisionin e IN Tv ‘Trokit’. Mes shumë diskutimesh në studio, biseda shkoi natyrshëm edhe te pjesmarrja e saj në Eurovision, aq më tepër që vetëm në fundvit mësuam këngën që na përfaqëson në Eurosong 2019. E pyetur nga Ermali për ndjesitë e saj personale, me shumë doza të larta sinqeriteti ajo tha:
‘Ka njerëz që duan të ta bëjnë këtë eksperiencë të shëmtuar, por nuk ja dalin dot. Xhelozia, inati, ti nuk ke rënë në baltë, s’të ka rënë kurrë këmba, ato të zhysin edhe më shumë’ – vijoi Eneda.
Nisur nga ajo që rrëfeu në program, Ermali e pyet se çfarë gabimi s’duhet të bëj Jonida, nisur nga eksperienca e saj dhe që ajo mund ta ketë vuajtur shumë. Nuk mendohet gjatë dhe thotë:
‘Jonida duhet të ndjeki çdo hap e zhvillim të këngës se saj VET! VET, dhe vetëm VET! Liderja është ajo, unë nuk e kisha këtë forcë. Nqs i lë njërëzvë gjërat në dorë, grupit, është siklet..’
Zbuloni më shumë nga biseda me të në videon e mëposhtme: