Nuk ka ditë që të mos ketë surpriza në programin LIVE 'Trokit' me moderatorë Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. Mjaftuan vetëm disa javë që programi të shndërrohej në më të dashurin nga publiku, kjo parë nga numri i lartë i telefonatave për të luajtur e komunikuar në ekran! Gjatë hapësirës së Telequiz, Ermali pyeti një prej telefonuesve nëse ishte zonjushë apo zonjë dhe kjo e fundit, me pak mërzi, theksoi se ishte zonjushë. Por përse? Ermali i thotë me shaka se s'ka si zonjushat teksa përgjigjia shkakton të qeshura pafund. 'Më ka ardhur në majë të hundës, dua një burrë, e dua qeros'.
Kaq mjaftoi që Ermali dhe Sara ti vinin në ndihmë për gjetjen e një partneri teksa situata përfundon në ...lot nga të qeshurat. Shikoni videon e mëposhtme pas minutës së 21-të në videon e mëposhtme: