E premtja në programin ‘Trokit’ në IN Tv ju dedikua dy zeravë premtues të muzikës shqiptare. Moderatori Ermal Peçi priti në studio këngëtarët Inis Neziri dhe Klint Çollaku, dy emra fitues të talent show-ve në Shqipëri. Inis Neziri pati vitin që lamë pas një nga më të artët, pasi fitoi çmimin e parë në koncertin më të madh të muzikës në Rumani. Ermali e pyet për eksperiencën që kaloi dhe për pritjen që u bë në Shqipëri. Mbeti e kënaqur?
‘Unë karrierën time dua ta zhvilloj jashtë. Shkova në Rumani, në 100 vjetorin e tyre të Pavarësisë dhe 50 vjetorin e festivalit, mes më të mirëvë të 18 shteteve dhe fitova. Erdha këtu dhe u zhgënjeva. Televizionet më kërkonin për të mbushur programin, më thonin o eja te ne ose mos shko diku tjetër. U zhgenjeva’.
Çfarë planesh ka Inisi? A mori oferta pas fitores në Rumani? Zbuloni këto e më shumë në videon e mëposhtme.