Ka fluturuar koha sot më aktoren Marjana Kondi, e ftuar në programin ‘Trokit’ në IN Tv me moderator Ermal Peçi. Të mësuar me rolet e saj komike, Marjana ndau eksperiencën e saj dramatike në ‘Ditari i Anna Frank’. Ermali që në nisje tregoi se nuk e kishte menduar kurrë Marjanën në një rol aq emotiv teksa aktorja shtoi se drama qëndron gjithmonë brenda saj. Duket se Marjana po shijon momentet artistike, nga teatri tek filmi. Gjatë bisedës mësuam raportet me Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin në filmin ‘2 gisht mjaltë’. Pagesa e saj nisur nga një batutë në programin e Mamaqit u përfol gjatë teksa ‘më në fund’ na zbulon të vërtetën e madhe:
Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë morra 10 Euro, jam shumë e kënaqur. Ishte vetëm 10 euro (qesh) – tha Marjana.
Duke vijuar shakanë e saj Ermali I tha se me tvsh ajo merrka akoma më pak, ndërsa e pyeti për pjesmarrjen në filmin e dytë:
‘Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro’.
Aktorja ka diçka që s’ka pëlyqer nga interpretimi i saj. Zbuloni më shumë nga prapaskenat e filmit dhe rrëfime nga karriera në videon e mëposhtme. A e keni menduar se si mund të intepretonte ajo NOIZY, LEDRIN dhe ERA ISTREFIN?