Marjana Kondi ishte sot e ftuara e Ermal Peçit në programin Trokit në INTv. Edhe pse aktorja rezervohet në daljet televizive, ndau sot me Ermalin rrëfime nga shfaqja teatrale por edhe eksperienca në filmin komik '2 gisht mjaltë'.
Si një ndër programet e preferuara edhe të personazheve të ekranit, Ermali e përfshiu në shumë lojra të Trokit, Marjanën, ndërsa tek njëra na dhuroi të qeshura me lot. Aktorja duhet të interpretonte si në një shfaqje dramatike disa nga tekstet e hiteve muzikore. Ermali ftoi Marjanën të interpretonte 'Midis Tirone'; 'King' dhe 'Nuk e di'. E pamundur të mbani të qeshurat. Ja si duken tekstet e këngëve hit me miliona klikime e suksese në trojet shqiptare.