INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokiti Black Friday, të çmendurit e blerjeve vrapojnë

Trokiti Black Friday, të çmendurit e blerjeve vrapojnë

Publikuar më: 16:07 23-11-2018

E premtja e zezë trokiti dhe të gjithë maniakët janë gati të çmenden pas blerjeve. 

Black Friday shënon fillimin jozyrtar të sezonit të blerjeve për festa. “Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falenderimeve. 

Njerëzit vrapojnë drejt dyqaneve për të përfituar nga uljet që mendohet se ofrojnë bizneset.Zakonisht gjatë këtyre ditëve  shkaktohen trafik si makinash, por dhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

Në Shtetet e Bashkuara, ku kjo ditë ka edhe origjinën, ethet e së “premtes së zezë” kanë ditë që ndihen, me shitësit që kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe blerësit që kanë pritur në ankth.

Janë të shumtë ata që kanë qëndruar në radhë të gjata, madje edhe në të ftohtë, në pritje të hapjes së dyerve të dyqaneve, në mënyrë që më pas të gllabërojnë çfarëdo që u del përpara.

E premtja pas Ditës së Falenderimit mbetet fillimi zyrtar i sezonit të blerjeve për festa, por gjërat po ndryshojnë.

Gjithnjë e më shumë, tani blerjet po bëhen “online” dhe në Shtetet e Bashkuara, këto shitje pritet të arrijnë në rreth 125 miliardë dollarë.Në anën tjetër, vende të tjera po kopjojnë gjithnjë e më shumë traditën, me Kinën për shembull që ka krijuar një ditë të vetën, të ngjashme me “të premten e zezë”.Madje në Itali ofrohet ulje edhe në shërbimin funeral.

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092