Një dhimbje e madhe për ish-aktorin e “Portokalli”…
Aktori Erion Isai sot ishte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai ka treguar një nga ngjarjet më të trishta të jetës së tij. Ish-aktori i spektaklit “Portokalli” dhe bashkëshortja e tij rrëfyen sesi kishin humbur fëmijën e tyre të parë gjatë disa pushimeve të çmendura, pasi partnerja e tij ka patur edhe një shtatzëni tjetër para se vajza e tyre, Ajër të vinte në jetë.
“Ne nuk e dinim në fakt që Ajlin ishte shtatzënë dhe u nisëm për disa pushime të çmendura, gjatë së cilave ajo pësoi një abort spontan.”-tregoi Isai. Por tani qe kanë vajzen e tyre, Ajër ata kanë lënë menjanë çdo dhimbje dhe trishtim.