INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit filmi biografik i 2 PAC, skenë e përdhunimit të reperit nga 6 të burgosur [VIDEO]

Trondit filmi biografik i 2 PAC, skenë e përdhunimit të reperit nga 6 të burgosur [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 27-06-2017

Filmi biografik i 2 Pac ka tërhequr mjaft vëmëndje veçanërisht nga fansat e tij.

Por një skenë nga filmi i ka tronditur këta të fundit. Aty lihet të kuptohet se reperi është përdhunuar në burg para se të njihej.

Skenari i John Singleton për filmin “All Eyez On Me” thuhet se bazohet mbi ngjarje të vërteta dhe pretendohet se është mbështetur nga nëna e Tupac, Afeni Shakur.

Ndërsa këtu u mësua se në skenarin origjinal të vitit 2014 kishte një skenë që tregonte  se të burgosurit sulmonin seksualisht reperin ndërkohë që ishte prapa hekurave.

Specifikisht  videoja tregon se si rojet e burgut e mbyllin 2 PAC në një bibliotekë. Më pas ata kthejnë kokën në anën tjetër që të lejojnë të dënuarit me sa duket që ta përdhunojnë.

Dorëshkrimi origjinal i titulluar “Revision Eight” është marrë ekskluzivisht nga rrjeti amerikan argëtues TMZ.

Aty shkruhet:

“Gjashtë të burgosur janë lejuar që ta sulmojnë Shakur në bibliotekë”.

“Reperi luftoi i vetëm kundër tyre. Ndërsa asgjë nuk shfaqet në kamera, britma tmerruese jehojnë në korridorin e burgu”

“ Tupac shihet duke qarë, pastaj ai shtrihet mbi dyshemenë e rrethuar me thasë. Uniforma e tij e burgut është grisur copë, mezi ia mbulon trupin.”

“Pastaj, rojet vijnë për ta marrë. Në skenën tjetër, Rupac është në qelinë e burgut dhe lufton për të hapur sytë e mavijosur.”

Reperi njëhërë foli për thashethemet se ai ishte përdhunuar në burg duke thënë: “Do të jem i i vdekur nëse ndonjë shkër... më përdhunon mua dhe ju e dini këtë.”

Tupac u burgos për abuzim seksual të një fansi në 1995. “Unë e vë besimin tim tek Zoti. Edhe njëhërë, nuk kam turp. Çfarë ndodhi, ndodhi për një arsye. Unë ia kam lënë Zotit në dorë këtë.”

Producenti i filmit Morgan Creek tha se dorëshkrimi ishte “një nga dhjetra versionet e shkruar nga z. Singletton ndërsa ai punonte me të”.

Singletton e la këtë projekt filmik pasi tha se ndjeu që kompania e prodhimit nuk kishte respektuar mamanë e tij,  Afeni. 

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281