INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit Iggy Azalea: Britney kishte frikë mos e drogoja!

Trondit Iggy Azalea: Britney kishte frikë mos e drogoja!

Publikuar më: 10:33 25-03-2016

Kur Iggy Azalea hap gojën, bëni mirë të përgatiteni se me shumë mundësi do ngelni pa fjalë.

Këtë herë ajo u rrëfye mbi bashkëpunimin “Pretty Girls” me Britney Spears. Më saktë për eksperiencën se si është të punosh me ish princeshën e muzikës pop dhe rezultati ishte tronditës. Artistja 25 vjeçare tregoi se çdo herë përpara se Britney të vinte në shtëpinë e saj për të ngrënë drekë, kohë gjatë së cilës dy bukuroshet punonin mbi këngën e tyre, skuadra e yllit të “Baby One More Time” kontrollonte gjithë apartamentin. Nuk kishte besim te Iggy? Jo vetëm aq!

Sipas Azaleas, duket se Britney kishte frikë nga ndonjë surprizë e pakëndshme në drekën e saj, e variantit...drogë! Normalisht do thimin që një person i tillë është minimalisht paranojak, por hey, ajo është Britney dhe nuk është se na habit më gjë. Po Iggy sikur të kishte futur me të vërtetë duart në ushqim...ndoshta kënga do dilte më e bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428