INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit me historinë e tij shqiptari, që i shpëtoi aksidentit fatal në Zvicër[FOTO]

Trondit me historinë e tij shqiptari, që i shpëtoi aksidentit fatal në Zvicër[FOTO]

Publikuar më: 10:55 10-10-2018

Një aksident tragjik me 7 të vdekur dhe 49 të plagosur ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën zviceriane A1, pranë Rothrist AG. Një i ri shqiptar nga Kosova ka shpëtuar. Ai u përfshi në aksidentin rrugor teksa po udhëtonte me taksi për t’u kthyer në atdhe. Mediat në Kosovë raportojnë se Armend Kameri ndodhet në shtratin e spitalit, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pa pasoja për jetën. Aksident ku u përfshi shqiptari u regjistrua në Rothrist AG, ndërsa drejtuesja e mjetit me të cilën po udhëtonte Kameri, gjeti vdekjen e menjëhershme.
Armendi tha se gjatë natës së të hënës porositi një taksi për t’u kthyer në shtëpi në rrethinat e Bazelit, e pastaj do të niste rrugën e kthimit për në Kosovë. Ai ka folur për mediat pas këtij aksidenti  duke përshkruar edhe momentet para se të ndodhte. “Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë. Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut. Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër. Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qëndruar në anë. E gjitha ndodhi shumë shpejt”, tregon ai.
Mbi 40 makina janë shkatërruar plotësisht nga aksidenti në autostradë. Shkak ishte prania e mjergullës në rrugë.

djali.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751