INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trondit prokurori i antimafias italiane, zbulon kush po e zëvendëson Ndraghetën[VIDEO]

Publikuar më: 15:42 26-02-2018

Grupet kriminale shqiptare janë kthyer në problem serioz edhe për vendet e botës perëndimore. Nga Tirana Prokurori italian i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho lëshoi deklaratën e fortë kur tha se trafiku i kokainës në Itali tashmë po bëhet edhe nga grupet kriminale shqiptare. Ndërkohë që kjo ka qenë më parë monopol i Ndraghetës.

“Në Itali konstatojmë prezencë grupesh kriminale shqiptarë që pushtojnë brigjet tona si në Adriatik dhe në Jon dhe zbarkojnë duke trafikuar drogë. Kjo tregon se organizatat kriminale shqiptarë bëjnë edhe trafik kokainë. Nëse ky sektor më parë ishte monopol i Ndraghetës tani ka filluar të tërheqë edhe grupet kriminale shqiptare. Ka pasur një luftë për eliminimin e territorit të kanabisit, grupet shqiptare po tregtojnë edhe substanca të tjera,” tha Federico Cafiero De Raho.
Ndërsa pas takimit Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se ka marrë mbështetjen e prokurorit italian të antimafias për të luftuar bandat dhe grupet kriminale. Gjatë qëndrimit në Tiranë De Raho ka zhvilluar takime edhe me Kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172