INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit raporti: 10% e popullsisë e rrezikuar nga uria në 2017 [FOTO/VIDEO]

Trondit raporti: 10% e popullsisë e rrezikuar nga uria në 2017 [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:54 05-01-2018


Shqipëria nuk ka ju përmbush qytetarëve të saj nevojat ushqimore ky është përfundimi i një studimi të fundit.

Vetë-mjaftushmëria e ushqimit ka të bëj me mundësinë që ka vendi për të plotësuar nevojat ushqimore për të gjithë popullsinë e saj nëpërmjet prodhimit vendas.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës dhe Mapchart prodhimi vendas në Shqipëri rezulton të jetë në nivelet shumë të ulëta për të siguruar dhe ushqimet bazë.

Ekspertët kanë vlerësuar se viti 2017 në Shqipëri kishte një prevalencë të lartë pasigurie për ushqime ku rreth 10% të popullsisë rrezikonte urinë.

Ndërsa për rreth 290 mijë shqiptarë vaktet ushqimore janë me mungesa të mëdha ushqimesh, dhe sipas FAO kjo vjen si pasojë se prodhimi brendshëm nuk ofron llojshmëri dhe sasinë e duhur të produkteve.

Sipas hartës vendet që arrijnë të sigurojnë vet ushqimet bazë janë SHBA, Australia, Argjentina, Rusia dhe Malajzia.

lajm_dite.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035698413848877