INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit raporti! Numri i të fëmijëve me autizëm u rrit me 15% brenda një viti

Trondit raporti! Numri i të fëmijëve me autizëm u rrit me 15% brenda një viti

Publikuar më: 17:11 27-04-2018

Të dhëna alarmante për fëmijët e prekur nga autizmi. Vetëm në një vit është rritur me 15% numri i fëmijëve të prekur nga autizmi. Këto janë të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Mësohet se një vit më parë raporti për shfaqjen e autizmit ishte 1 në 68 fëmijë, ndërsa këtë vit shifrat arrijnë në 1 në 59 fëmijë.
Prevalenca e autizmit tregon se numri i të diagnostikuar është 3 fishuar gjatë 2 dekadave të fundit, duke sjellë një gjendje alarmi tek specialistët.
Sipas tyre në vitin 2000 mundësia që një fëmijë të diagnostikohesh me autizëm ishte 1 në 150 ndërsa tashmë ka arritur në 1 në 59, shkruan intv.al
E nëse vijohet me këto ritme specialistët e qendrës parashikojnë që pas disa dekadave numri i fëmijëve autik do jetë i njëjtë me ato të fëmijëve normal.
Çrregullimi i spektrit të autizmit i referohet një sërë çrregullimeve zhvillimore të karakterizuara me vështirësi të ndërveprimit social, komunikimit dhe një tendencë për ripërsëritje veprimesh.
Fëmijët që diagnostikohen me këtë çrregullim mund të përjetojnë dhe probleme njohëse, emocionale, ankth dhe në disa raste dhe depresion.
Të dhënat kërkimore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë kjo sëmundje në 85% të rasteve shfaqet në moshën tre vjeçare./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877