INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit studimi.  44% e të sapomartuarve tradhtojnë

Trondit studimi. 44% e të sapomartuarve tradhtojnë

Publikuar më: 11:40 29-11-2018

Raportet në çiftet e reja po lëkunden gjithmonë e më shumë. Një studim tronditës zbulon se 44% e çifteve të reja të martuara tradhtojnë. Zakonet intime tek të rinjtë italianë u bën publik nga raporti i Eurispes (Instituti i Studimeve Politike, Ekonomike dhe Sociale” të titulluar "Seksi, erotizmi dhe ndjenjat: të rinjtë jashtë kutisë". Studimi zbuloi se 7 djem në 10 përdorin materiale pornografike dhe  pothuajse gjysma e tyre dëshiron të realizojë praktikën seksuale që përfshin skllavërinë, dominimin, nënshtrimin, sadizmin dhe masokizmin. Në thelb, italianët e rinj ndahen midis dëshirës për të pasur eros dhe ndjenja në një marrëdhënie duke ruajtur jetën tradicionale të një çifti dhe tundimit për të eksperimentuar me lidhje alternative, të tilla si miqësia e shtratit. Të dhëna tronditëse u zbuluan për sa i përket përdorimit të kontraceptivëve.Tek homoseksualët, një e katërta e të anketuarve 26.5%, deklaruan se kurrë nuk përdorin kontraceptivë, ndërsa 22.4% thanë se i përdornin gjithmonë. Vetëm 40.9% e heteroseksualëve deklaruan se përdorin gjithmonë mjete mbrojtëse. Përdorimi i kontracepsionit është më i përhapur në Veri-Perëndim me 52.4% të të anketuarve që thanë se e përdorin gjithmonë, ndërsa në Jug dhe në Qendër të Italisë janë përqindjet më të larta të atyre që nuk e përdorin: përkatësisht 13.3% dhe 12.7%.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781