Të shënta me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Gërdecit në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, sipas së cilës autorët kanë qëlluar në drejtim të një firme inertesh. Megjithëse raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur 19 gëzhoja model 56. Deri tani dyshohet se pronari i biznesit është përfshirë në një konflikt, duke shkaktuar të shtënat nga persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.