INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditën botën e showbizit shqiptar, ndarjet më të bujshme të VIP-ave [FOTO]

Tronditën botën e showbizit shqiptar, ndarjet më të bujshme të VIP-ave [FOTO]

Publikuar më: 20:50 17-04-2018

Edhe pse janë të trishta, ndarjet zënë një pjesë të mirë të publikimeve në mediat rozë, pikërisht sepse janë një temë që i kuriozon dhe prek të githë.

Këtë vit pati fatkeqsisht shumë ndarje të bushme të cilat Albeu.com i sjell më poshtë.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

Pas 18 vitesh të lumtura edhe mes këngëtares së njohur Eneda Tarifa dhe partnerit të saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja gjithcka mori fund. Asnëri prej yre nuk ka folur publikisht për këtë gjë akoma, por të gjithë janë shprehur të habitur nga kjo ndarje pasi ata gëzonin një marrëdhënie shumë të shëndetshme, sipas miqve më të afërt.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

Martesa e gjatë e Jonida Maliqit dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund pas 17 vitesh. Këngëtarja, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ka preferuar të heshtë deri tani në lidhje me arsyet e ndarjes por ka deklaruar: "Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është".

Albi Nako & Klaudia Pepa

Pas shumë kohe së bashku dhe pas një martese të lumtur, koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa i dhanë fund romancës së tyre shumëvjeçare , duke rezultuar në divorc. Ishin vetë artistët që pranuan ndarjen me deklaratat e tyre mirëpo gjithmonë duhet theksuar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe sot, marrëdhënie kjo qe nuk haset shumë shpesh tek ndonjë çift i ndarë.

Bora Zemani dhe Vin Veli.

Ndarja mes Borës dhe Vin Velit ishte padyshim një nga më të bujshme në botën e shoëbizit. Moderatorja dhe Dj i njohur i dhanë fund marrëdhënies së tyrë dhe ata kanë një djalë të mrekullueshëm që quhet Arbor. Sipas të dyve, ndarja erdhi dhe pse ata u përpoqën që t'ja dilnin.

Beatrix Ramosaj & Ervi Cenolli

Ndarja e këngëtares Beatrix Ramosaj nga partneri i saj Ervi Cenolli ishte poashtu një temë diskutimi në mediat rozë. Mirëpo, pavarësisht pyetjeve për arsyjen e ndarjes së papritur të tyre, këngëtarja Ramosaj kishte vendosur të mos zbulonte ndonjë detaj por duke përmendur që vazhdon të ruaj respektin për ish të dashurin. U aludua që projekti i saj i fundit “Pa ndjenjë” ishte një projekt kushtuar ish-it, klip ky që u përfol edhe për skena të nxehta që përmbante.

Faton Shoshi & Era Istrefi

Faton Shoshi dhe Era Istrefi, këngëtarja e cila na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve pasiçë me këngën e saj “Bon Bon” arriti të fitojë miliona klikime ku edhe debutoi në tregun ndërkombëtar.

Ndoshta i gjithë ky sukses që ka arritur ka ndodhur edhe falë menaxherit që ka pasur i cili njëherish ishte edhe i dashuri i këngëtares, lidhje kjo e cila u mundua të mbahej e fshehur. Por, pas shumë sukseseve dhe bashkëpunimeve shumëvjeçare erdhi edhe tek ndarja personale ashtu edhe tek ajo profesionale.

Article Logic
Execution time: 0.0036962032318115