Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin, ku një pushuese nga Kosova ka humbur Mësohet se gruaja 60-vjeçare ishte duke u larë në det dhe është mbytur. Gruaja është nxjerrë në breg nga dy të rinj që po laheshin në det në momentin kur ndodhi ngjarja.
Ende nuk dihen rrethanat si ndodhi ngjarja, apo nëse gruaja ka shfaqur ndonjë problem shëndetësor gjatë kohës që ndodhej në ujë.
Do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.